image Vajza e mitur u godit për vdekje nga vetura, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident/ Vajza e mitur u godit për vdekje nga vetura, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

news image

Në  fshatin Kryshec të Pejës, një vajze e mitur është goditur për vdekje nga një veturë, ndërsa ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, e mitura është dërguar në spital nga qytetarët ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Më pas personi i dyshuari që shkaktoi aksidentin, është lajmëruar në polici të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor.  

Versioni i policisë:

“Ju informojmë se sot me datën 26.08.2019, rreth orës 18:53, policia është informuar se ne fshatin Kryshec-Pejë, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë. Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit. I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër të prokurorit iu ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë./Sinjali/