Vajza bukuroshe e Kate Moss, Lila Grace bëri debutimin e saj në sfilatë mbrëmjenë e djeshme, duke ecur për “Miu Miu” në ditën e mbylljes së Javës së Modës në Paris.
Ajo po ecën në hapat e nënës së saj, duke hyrë në industrinë e modës në të njëjtën moshë si Moss.
Pasi festoi ditëlindjen e saj të 18-të javën e kaluar, Lila mori pjesë në sfilatë për “Miu Miu” të martën në mbrëmje duke të hapur dhe mbyllur shfaqjen.
Ajo kishte veshur një bluzë të shkurtër dhe fund të shkurtër, pastaj një fustan blu të kukullave, si dhe një xhaketë sportive gjatë paraqitjes së saj. Kate Moss ka qenë një ndër modelet më të kërkuara vite më parë të industrisë së modës, pasi njihet për sharmin dhe pamjen e përsosur fizike. /Gazeta Sinjali/