Vajza e gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimanit, ka paralajmëruar SHBA-në se do të përballet me “ditë të zeza”, pas vrasjes së babait të tij nga forcat amerikane të premten.
Në ceremoninë mortore, vajza e Soleimanit, Zeinab Soleimani tha se SHBA dhe Izraeli do të përballen me pasoja.
“Trump i çmendur, mos mendo se gjithçka ka përfunduar me martirizimin e babait tim”, tha Zeinab.
Ajo shtoi se “ditë të errëta” do të vijnë në SHBA dhe Izrael si rezultat i vrasjes së babait të saj në Bagdad të premten .
Qassem Soleimani u shënjestrua nga një dron gjatë një operacioni të SHBA-së, të miratuar nga presidenti Donald Trump.
Figura të larta iraniane, përfshirë liderin suprem të vendit, Ayatollah Khamenein, morën pjesë në funeralin e gjeneralit dje. /Gazeta Sinjali/