Listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do t’i bashkohet edhe një vajze nga Drenica.Bëhet fjalë për vajzën e aktivisitit të LDK-së nga Skenderaj, Gani Geci.
Marigona Geci është vajza e madhe e Ganiut, ndërsa emrin e saj për kandidate për deputete të LDK-së e ka propozuar dega e kësaj partie në Viti, pasi që atje është edhe e martuar.
Marigona Gecit është e lindur më 9 shkurt të vitit 1992 në Skenderaj. Shkollën fillore e ka të përfunduar në fshatin Llaushë ndërsa shkollën e mesme në Skenderaj. Është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet.Masterin poashtu e ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Fakutetin Ekonomik në departamentin e njëjtë Banka, Financa dhe Kontabilitet.
Ka përfunduar gjithashtu studimet bechelor në fakultetin Filologjisë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane rrjedhshëm.
Ka ndjekur studimet e PhD-së në kuadër të programit “Tempus” pranë Universitetit të Prishtinës, në fakultetin Ekonomik, departamenti Ekonomik dhe tani është në përfundim të temës së Doktoratës në këtë program, program ky i cili është në bashkëpunim me tri universitete Evropiane, shkruan ‘Kosovarja’.
Punon si asisitente e rregullt për lëndët ekonomike në fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prizrenit dhe si asistente e angazhuar në Universitetin e Prishtinës.