Nga një rrahje që kishte ndodhur në afërsi të një pompe derivatesh në Fushë Kosovë, disa persona ishin përfshirë në një rrahje, ku si paosjë një nga ta ka mbetur i lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Policët që e shoqëruan për në Emergjencë, u ballafaquan edhe me të fejuarën e të dyshuarit, e cila nuk i la ata të kryenin punën e tyre siç duhet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 20-vjeçarja kishte shkuar në spital dhe ishte futur brenda dhomës ku i fejuari i saj ishte duke kryer kontrollin mjekësor, me ç’rast kishte penguar zyrtarët policorë.
Për të larguar vajzën e cila shante e fyente policët, është dashur intervenimi i sigurimit të spitalit, ndërkohë që e njëjta është arrestuar për shkak të veprimeve të saj të dhunshme.
Pas shoqërimit në stacion policor, e dyshuara i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.