image "Vaji në tepsi”: Behrami del me video të re, këtë herë imiton zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun

Sociale

“Vaji në tepsi”: Behrami del me video të re, këtë herë imiton zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun

news image

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, tashmë është bërë i njohur edhe me anë të imitimeve të personaliteteve të ndryshme në Kosovës, duke u bërë viral gjithandej me imitimet e tij.

Behrami ka imituar së fundmi edhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, ku ky i fundit duke u munduar të tregojë për shpejtësinë me të cilën në ministrin që punon kryhen punët, kishte marrë një shembull të çuditshëm.

Zv.ministri kishte thënë se shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministrinë që i takon, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.

Duke i zgjedhur po ato fjalë të cilat zv.ministri i kishte thënë në një studio televizive, Behrami është bërë viral me mënyrën e të folurit, të ngjashme sikur të Sallahut.

Më poshtë mund ta ndiqni videon:

/GazetaSinjali/