image Kjo pritet të jetë skuadra e re e Valon Behramit

Futboll

Sport/ Kjo pritet të jetë skuadra e re e Valon Behramit

news image

Futbollisti i njohur kosovar Valon Behrami mund të kthehet në Itali, për të vazhduar karrierën pas prishjes së kontratës me Sion.

Behrami së fundi ka prishur kontratën me Sion, tek e cila skuadër ishte transferuar verën e fundit.

34-vjeçari nga muaji janar pritet të bëhet me skuadër të re dhe mediumet në Itali gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se Behrami është pranë marrëveshjes me Ascolin.

Ascoli garon në Serie B, si dhe është rrugës së mirë për t’u kthyer në Serie A në edicionin tjetër.

“Behrami është i gatshëm të kthehet në Itali dhe prej janarit pritet të jetë pjesë e Ascolit”, ka shkruar Tuttomercatoweb.

Valon Behrami ka bërë karrierë të madhe në Serie A, duke veshur fanellat e skuadrave: Udinese, Napoli, Fiorentina, Genoa, Verona dhe Lazio./Gazeta Sinjali/