image Uzurpuan një shtëpi nga qershori, arrestohen dy persona në Gjilan

Siguri

Uzurpuan një shtëpi nga qershori, arrestohen dy persona në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kanë hyrë me forcë në një shtëpi të huaj dhe e kanë shfrytëzuar për banim, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit kishin uzurpuar një shtëpi nga qershori i këtij viti.

Me vendim të prokurorit, policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 12.9.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj/kosovarë pasi që të njëjtit janë takuar dhe arrestuar në shtëpinë e  pronarit mashkull/kosovar duke depërtuar me forcë dhe duke shfrytëzuar për banim. Pronari nuk është takuar ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndalur në mbajtje”, thuhet në raporton e Policisë./Gazeta Sinjali/