Komandanti i MSU-së, Ruggiero Capodivento sot ka bërë prezantimin e armatimit, pajisjeve dhe kapacitetet e Karabinierëve para komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş i cili ka vizituar sot Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se misioni i tyre është i përkushtuar për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244.
“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, vizitoi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u prit nga komandanti i MSU-së, gjeneral brigade Ruggiero Capodivento. Gjatë vizitës, komandanti i KFOR-it u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve. Ai përsëriti rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së MSU-së për misionin”, thuhet në njoftim.
“#KFOR -i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet tutje në njoftim.