Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohen se kanë ushtruar prostitucion në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Raportohet se dy burra nga Kosova dhe një grua shtetase e Shqipërisë, janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjakovë, për kryerjen e prostitucionit.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/