Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 19:45.
“Prishtinë 13.08.2020-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh e Policisë. /Gazeta Sinjali/