Dje në fshatin Isniq të Deçanit është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit anëtarët e familjes kanë deklaruar se i dyshuari posedon armë me ç’rast i është konfiskuar arma “pushkë gjuetie”.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.