Ushtria ukrainase sapo ka lëshuar raportin e saj operacional që nga ora 6 e mëngjesit me orën lokale, duke vënë në dukje se forcat e saj kanë “luftuar beteja të ashpra për të ruajtur kufijtë e caktuar”.
Një operacion mbrojtës në pjesën lindore të distriktit operacional të Donetskut është duke u zhvilluar, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në mbrojtjen e qytetit të Mariupolit, tha ushtria.
Sipas raportit, forcat ruse u ndaluan nga një avancim drejt rajonit të Dnipropetrovsk nga Balaklia dhe një operacion për të mbrojtur qytetin e Chernihiv është duke u zhvilluar.
Raporti i referohet “humbjeve të rënda në armë, pajisje dhe personel” krahas humbjeve të 88 avionëve dhe helikopterëve rusë.
“Disa pilotë armik që u katapultuan dhe mbijetuan u gjetën nga ushtarët ukrainas. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe tashmë po dëshmojnë për krimet e regjimit të Putinit kundër njerëzimit”, thuhet në raport.
“Për shkak të rezistencës së të gjithë popullit ukrainas, trupat ruse janë ‘demoralizuar’ me “gjendje morale dhe psikologjike jashtëzakonisht të ulët … për shkak të vetëdijes për gjendjen reale të punëve”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. /GazetaSinjali/