image Mbappe mbërrin në Kamerun, ushtria dhe automjetet e blinduara dalin në rrugë për ta ruajtur

Futboll

Mbappe mbërrin në Kamerun, ushtria dhe automjetet e blinduara dalin në rrugë për ta ruajtur

news image

Kylian Mbappe mbërriti dje për një vizitë në Kamerun, vizitë kjo shkaktoi një bujë të paparë në rrugët e kryeqytetit Yaounde.

Futbollisti i njohur i Paris Saint Germain gëzonte nderimet më të larta shtetërore dhe këtë e dëshmon fakti se edhe ushtria u angazhua për ta mbrojtur.

Forcat speciale vrapuan pranë automjetit në të cilin ndodhej Mbappe, ndërsa në kolonë kishte edhe një mjet të blinduar.

Këto janë skena që i ngjanin një autokolone ushtarake, jo ardhja e një futbollisti.

Mbappe pritet të takohet me kryeministrin Joseph Ngute në vendin e origjinës së babait të tij.

Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar që javën e ardhshme francezi i famshëm të vizitojë një shkollë të rinovuar falë fondacionit të tij.

Vizita e tij në kontinentin afrikan do të përfundojë me një vizitë në ishullin Djebale, nga është babai i tij Wilfried.

/GazetaSinjali/