“Grupex-22”, quhet stërvitja, ndërsa efektivët e Forcës Detare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë ata të cilët po i kryejnë këto ushtrime.
Në stërvitjen ‘Grupex-22’ dhe qitjet bregdetare morën pjesë 11 anije të Flotiljes Detare, 3 anije të klasit “ARCH ANGEL” si edhe Grupi i Bordingut.
Stërvitja dhe qitjet bregdetare u zhvilluan në përputhje me dokumentet stërvitore, si dhe ato të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, e vlerësoi si stërvitje tejet të rëndësishme.
“Pas kësaj stërvitjeje, anijet do të shpërndahen në të gjithë bregdetin shqiptar; nga Shëngjini deri në Sarandë, në të gjitha portet e hapura, por edhe bazat e Forcës Detare me qëllim që t’i përgjigjemi situatave të sezonit për shkak të rritjes së fluksit, të turistëve, të përdorimit edhe të paligjshëm të detit. Anijet do të jenë me kohë në rajon për t’ju përgjigjur të gjitha situatave“, tha Agastra.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kjo stërvitje kishte si synim vlerësimin dhe certifikimin e grupeve të anijeve patrulluese si njësi zbatuese.