image Ushtria ruse: Goditëm 315 objektiva ushtarake ukrainase natën e fundit

Botë

Ushtria ruse: Goditëm 315 objektiva ushtarake ukrainase natën e fundit

news image

Ushtria ruse bën me dije se gjatë natës së të dielës dhe mëngjesin e së hënës ka shkatërruar një numër të madh bazash ushtarake dhe pozicionesh të përdorura nga ushtria ukrainase.

Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes në orët e fundit janë shënjestruar 315 struktura ushtarake të Ukrainës, si dhe u rrëzuan 3 avionë luftarak.

Zëdhënësi Igor Konashenkov deklaron se pjesa më e madhe e objektivave u goditën me predha të precizionit të lartë Iskander.

Ditët e fundit, ushtria ruse ka përshkallëzuar ofensivën pas fundosjes së luftanijes simbol të saj nga dy raketa “Neptun” të ushtrisë ukrainase.

/GazetaSinjali/