image Ushtria ruse e pamëshirë, granaton spitalin psikiatrik me 330 persona brenda në Kharkiv

Botë

Ushtria ruse e pamëshirë, granaton spitalin psikiatrik me 330 persona brenda në Kharkiv

news image

Autoritetet lokale në Ukrainë kanë njoftuar se forcat ruse kanë granatuar spitalin psikiatrik në Kharkiv.

Guvernatori i qytetit ka thënë se nuk ka fjalë të përshkruaj dëmet dhe sipas tij besohet se 330 persona ishin brenda spitalit, raporton Reuters.

Kharkiv gjendet shumë afër kufirit Ukrainë-Rusi, dhe  vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe nuk kanë hezituar që ta granatojnë vazhdimisht nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet e ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke bombarduar aeroportet.

/GazetaSinjali/