image Ushtria e Ukrainës shkatërron një urë, ndalon avancimin rus-Pamje

Botë

Ushtria e Ukrainës shkatërron një urë, ndalon avancimin rus-Pamje

news image

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se trupat e sulmit ajror kanë shkatërruar një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, që ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Kievit, në përpjekje për të parandaluar një kolonë ruse të përparojë drejt kryeqytetit.

Sipas kësaj ministrie, avancimi i kësaj kolone ushtarake ruse u ndalë pas shkatërrimit të kësaj ure.

Kurse, gjatë të premtes zyrtarët e lartë amerikanë vlerësuan se forcat ruse që hynë në Ukrainë përmes kufirit në Bjellorusi ishin vetëm rreth 32 kilometra nga kryeqyteti.

Image
Image

/GazetaSinjali/