Ushtarët ukrainas kanë hedhur në erë një urë që lidh qytetet në rajonin lindor të Luhanskut për të penguar një ofensivë ruse në zonë, tha të mërkurën ministria e mbrojtjes e Ukrainës, transmeton Gazeta Sinjali.
Shpërthimi shkatërroi një urë midis Rubizhne dhe Severodonetsk, në një përpjekje për të parandaluar avancimin e trupave ruse drejt qyteteve Lysysychansk dhe Severodonetsk.
Trupat nga Forcat e Operacioneve Speciale (SOF), Garda Kombëtare, Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) kryen operacionin, tha ministria. Një video e publikuar të mërkurën u përshkrua se tregon shpërthimin.