Ukrainasit kanë raportuar se ushtarë të armatosur po shkojnë derë më derë në pjesët e pushtuara të Ukrainës për t’i mbledhur votat e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë.
“Duhet të përgjigjesh me gojë dhe ushtari e shënon përgjigjen në fletë dhe e mban atë” i tha një grua në Enerhodar televizionit BBC.
Në Kherson, në jug të Ukrainës, rojat ruse qëndruan me një kuti votash në mesin e qytetit për t’i mbledhur votat e njerëzve. Mediet shtetërore ruse thonë se votimi derë me derë po bëhet për shkak të sigurisë.
“Votimi fizik do të mbahet ekskluzivisht më 27 shtator. Ditëve të tjera, votimi do të organizohet në komunitete dhe në mënyrën derë më derë”, raportoi agjencia “Tass”.
Një grua në Melitopol i tha BBC-së se dy “kolaboracionistë” lokalë arritën me dy ushtarë rusë te banesa e prindërve të saj për t’ua dhënë fletën e votimit.
“Babai i im votoi “jo” për t’iu bashkuar Rusisë. Nëna qëndroi afër dhe pyeti se çfarë do të ndodhë për këtë përgjigje. Ata i thanë se asgjë”, tha kjo grua.
“Nëna ime tash është e shqetësuar se ata do t’i përndjekin”, shtoi ajo, duke thënë se një fletëvotim ishte për tërë banorët e banesës e jo për një person.