Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar stërvitjet në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.
“Kontingjenti ynë realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare ,,KFOR 30” që u mbajtë në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë“, shkruan Mehaj.
Ministri ka thënë së ushtarët e Kosovës kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.