Në Komunën e Leposaviqit ushtarët e KFOR-it kanë luajtur sot lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë të cilët janë duke protestuar tash e disa ditë para objektit të Komunës.
Mediumi lokal KoSSev ka publikuar videon, pa dhënë shumë detaje.
Kjo lojë duket se është bërë për të shtensionuar situatën e krijuar prej më shumë se një jave.
Kujtojmë se pak ditë më parë 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar nga dhuna e ushtruar e protestuesve serbë në veri të Kosovës.
U Leposaviću, KFOR i lokalni Srbi nadmeću se u vuči konopca pic.twitter.com/cHQh9XHTrG
— KoSSev/Kosovo Sever portal (@KoSSevnews) June 6, 2023