image Ushtarët e FSK-së stërviten për beteja

Siguri

Ushtarët e FSK-së stërviten për beteja

news image

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar se si të reagojnë në fushëbetejë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një ndër objektivat e Forcës së  Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktorëve amerikanë mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.”

Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përveç që përfituan njohuri dhe eksperienca të reja në fushëbetejë, ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin./GazetaSinjali/