Ushtarët e ushtrisë amerikane të Alfa Troop, Skuadroni të parë të Regjimentit të Kalorësisë 172-të gjatë ditës së sotme kanë patrulluar në vijën Kufitare Administrative mes Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje.
Në një njoftim në Facebook bëhet e ditur se “Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe planifikojnë misionet e ardhshme”.