Ushqimi i shëndetshëm bën që trupi të rigjenerohet dhe të pastrohet. Sinjali liston pesë lloje të ushqimeve të shëndetshme që ju ndihmojnë të pastroni organizmin tuaj.
Rrepa përdoret për trajtimin e anemisë pasi përmban një sasi të madhe hekuri, por është gjithashtu një aleat i mirë në pastrimin e trupit sepse ka veprim të fortë antioksidues.
Brokolli duhet patjetër të bëjë pjesë në dietën tuaj. Pas festave, sigurohuni që të gjeni vend për brokoli në pjatën tuaj. Kjo perime jeshile nga familja e lakrës gjithashtu ka mjaft lëndë ushqyese të dobishme me aktivitet antioksidues. Është një ushqim me kalori të ulët, i pasur me vitamina A, C dhe B6, si dhe me hekur, kalcium dhe magnez. Studime të fundit kanë treguar që brokoli parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi.
Lakra e freskët është një dietë fantastike me vetëm 25 kalori në 100 gram. Është e pasur me vitamina C dhe E, beta-karoten, magnez dhe hekur, ka një efekt të fortë anti-inflamator, nxit tretjen dhe pastron mëlçinë prej toksinës.
Spinaqi mund të neutralizojë toksinat duke i bërë një favor të madh organizmit. Spinaqi konsumohet në mëngjes apo në mbrëmje dhe është bërë një shtesë e preferuar për pije të ndryshme. Mund të bëni edhe supë me spinaq të imët dhe të butë për të rikthyer rezervat e hekurit në trup.
Hudhra është një nga ushqimet më të fuqishme në botë me veti të forta mjekësore. Konsiderohet si një antibiotik natyral për shkak të aktivitetit antibakterial. Hudhra përmban pothuajse njëqind komponime kimike aktive, dhe në mesin e tyre janë disa antioksidues që pastrojnë qelizat e njeriut.Gazeta Sinjali