image Ursula von der Leyen vjen sot në Kosovë

Politikë

Ursula von der Leyen vjen sot në Kosovë

news image

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës së saj njëditore, ajo do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe me kryeministrin, Albin Kurtin.

Ursula von der Leyen të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut.

Ndërkohë që tha se mirëpret edhe “Ballkanin e Hapur”, si iniciativë gjithëpërfshirëse./Gazeta Sinjali/