Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta vizitojë Kosovën më 29 shtator, transmeton Gazeta Sinjali.
Komisioni Evropian ka njoftuar se Ursula von der Layen e nis “programin e saj në Ballkanin Perëndimor” më 28 shtator në Shkup dhe Tiranë.
Të nesërmen, ditën e mërkurë, von der Leyen udhëton për në Prishtinë, dhe më pas në Podgoricë, nga ku pasdite viziton Beogradin.
Kurse vizita e saj do të përfundojë të enjten në Sarajevë. /Gazeta Sinjali/