Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në një fotografi të shpërndarë në rrjetin social Facebook shkruan: “Gëzuar Bajramin. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju!”.
Besimtarët myslimanë sonte kanë përfunduar muajin e shenjtë të Ramazanit që shënoi Festën e Fitër Bajramit.
Namazi i Bajramit do të falet nesër në orë 06:00 në xhamitë e Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë për hapjen e tyre, disa muaj pas mbylljes së tyre, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/