image “Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, Rita Ora e Dua Lipa urojnë Ditën e Pavarësisë

Të tjera

“Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, Rita Ora e Dua Lipa urojnë Ditën e Pavarësisë

news image

Kosova feston sot 14-vjetorin e pavarësisë, e ku për nder të kësaj dite shumë personalitete të suksesshme kosovare janë bërë bashkë në një video për ta uruar këtë ditë.

Në një video të publikuar nga Ministria e Kulturës, shihen yjet e muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa duke e uruar festën e pavarësisë.

Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që i patëm, ato me të cilat përballemi dhe krenaria për identitetin tonë na bën më të fortë se kurrë, teksa i tregojmë botës se kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë. Të dua shumë”, është urimi që Dua Lipa i bën vendlindjes së saj, i pasuar edhe nga ai i Rita Orës dhe personazheve të tjerë.

/GazetaSinjali/