image Uran Ismaili: Përgjigjen për koalicion Vetëvendosjes do t'ia japim përmes votave

Politikë

Uran Ismaili: Përgjigjen për koalicion Vetëvendosjes do t’ia japim përmes votave

news image

Sekretari i Partisë Demokratike, Uran Ismaili, ka njoftuar sot përmes një konference për media se kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër është Enver Hoxhaj, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur se a do të ketë ndonjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje ai tha se përgjigjen për këtë LVV do ta merr përmes votave.

Po ashtu, ai tha se partitë kërkojnë të kenë koalicion me PDK-në për shkak të vizionit dhe përvojës së tyre në politikë

“E çmojnë vizionin dhe përvojën dhe janë të vetëdijshme se po forocohemi, prandaj çdo vijë e kuqe është larguar dhe jemi po ata të cilët kemi qenë. Ne do  të garojmë si Parti Demokratike dhe përgjigjen do të ja japim Vetëvendosjes përmes votave”, tha ndër të tjera Ismaili./Gazeta Sinjali/