image Uragani me erë 240 km/h zhurmon drejt SHBA-së, alarmohen banorët

Botë

Uragani me erë 240 km/h zhurmon drejt SHBA-së, alarmohen banorët

news image

Uragani “Laura” me gjurmë të erës 240 kilometra në orë zhurmoi herët këtë mëngjes përgjatë bregdetit jug-perëndimor të shtetit amerikan Luiziana, afër kufirit me Teksasin.

Mëngjesin e të hënës, Luiziana u godit nga uragani “Marco” që shkaktoi erëra dhe shira të rrëmbyeshëm në zonë. Frika për një valë të dytë brenda 48 orësh u shtua, por stuhia u zbut duke u vlerësuar si një stuhi tropikale dhe jo një uragan.

Qendra Kombëtare e Uraganit e SHBA-së njoftoi më parë se uragani mund të ishte “katastrofal” para se të arrinte në bregdet. Pas këtij paralajmërimi, rreth 200,000 qytetarë u larguan nga shtëpitë e tyre në Luiziana.

Sipas pamjeve satelitore, forma dhe përmasat që ky fenomen natyror ka, janë katastrofale. I gjithë Gjiri i Meksikës mund të mbetet pa ujë dhe energji elektrike për javë me radhë.

Erërat e fuqishme do të dëmtojnë shtëpitë dhe do të rrëzojnë pemë. Sipas të dhënave meteorologjike, uragani “Laura” pritet të arrijë një shpejtësi 240 km/h, raportojnë mediat e huaja.

Duke qenë se pak ditë më parë, të njëjtët uraganë goditën Karaibet, ku 24 persona humbën jetën, presidenti Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare. /Gazeta Sinjali