image Ura e lëshon veturën në Francë, vdes një vajzë

Tragjike/ Ura e lëshon veturën në Francë, vdes një vajzë

news image

Një vajzë 15-vjeçare ka vdekur tragjikisht mëngjesin e sotëm, pas shembjes së një ure që të çon në qytetin e vogël Mirepoix-sur-Tarn, në jug-perëndim të Francës.

Adoleshentja po udhëtonte me veturë bashkë me prindërit e saj, kur ura 150 metra e gjatë u shemb.

Autoritetet lokale raportojnë gjithashtu për të paktën 9 të lënduar, pasi përpos makinës u zhyt një kamion dhe një tjetër automjet.

Më shumë se 60 punonjës të urgjencës janë në terren. Sakaq, është nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.