image UNMIK-ut mirëpret “masat për uljen e tensioneve” në Veri, bën thirrje për dialog

Politikë

UNMIK-ut mirëpret “masat për uljen e tensioneve” në Veri, bën thirrje për dialog

news image

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se mirëpret masat e marra për tejkalimin e tensioneve në Veri të Kosovës “përfshirë edhe heqjen e barrikadave”.

“Caroline Ziadeh mirëpret të gjitha masat për të ulur tensionet në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave. Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e popullit të Kosovës në të gjitha komunitetet”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

Ziadeh ka thënë se duhet të fillojnë bisedimet dhe të adresohen çështjet e pazgjidhura dhe të normalizohen marrëdhëniet.

“Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe rifillimit të bisedimeve për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve pa vonesë”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/