Një nga fakultetet më prestigjioze në botë, Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka listuar Kuranin si një nga librat më të mirë për drejtësi.
Në këtë institucion ka përfunduar studimet për Juridik, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë së kësaj katedre ka emëruar disa nga shprehjet më të mira në historinë e njerëzimit, transmeton Gazeta Sinjali.
Në hyrje të këtij institucioni është vendosur edhe ajeti 136 i sures En- Nisa, në të cilin thuhet:
O JU QË BESUAT, BESONI VAZHDIMISHT ALL-LLAHUT, TË DËRGUARIT TË TIJ, LIBRIT QË GRADUALISHT IA SHPALLI TË DËRGUARIT TË TIJ DHE LIBRIT QË E PAT ZBRITUR MË PARË. KUSH NUK I BESON ALL-LLAHUT, ENGJËJVE TË TIJ, LIBRAVE TË TIJ, TË DËGUARVE TË TIJ DHE BOTËS TJETËR, AI KA HUMBUR TEPËR LARG.
(KURANI FAMËLARTË 4:136)
Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit./Gazeta Sinjali/