image United mposht Wolvesin, por humbin futbollistin më të mirë

Futboll

Sport/ United mposht Wolvesin, por humbin futbollistin më të mirë

news image

Manchester United ka mposhtur 1-0 Wolves duke avancuar më tej në kompeticonin më të vjetër evropian, FA Cup.

Djajtë e Kuq kishin një ndeshje të vështirë përpara, por falë golit të Juan Mata kanë dalë fitimtarë.

Megjithatë, triumfi ndaj Wolves në Old Trafford ka ardhur me një çmim, ylli i ekipit Marcus Rashford ka dalë nga loja i dëmtuar vetëm 15 minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues.

Sulmuesi i përfaqësueses angleze u aktivizua nga Solskjaer në pjesën e dytë, por duhet të dilte i dëmtuar./Gazeta Sinjali/