image Chelsea transferon Ziyech-un, por dorëzohet për futbollistin e Dortmundit

Futboll

Sport/ Chelsea transferon Ziyech-un, por dorëzohet për futbollistin e Dortmundit

news image

Chelsea nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro për mesfushorin ofanziv të Borussia Dortmundit, Sancho, të cilin e duan disa klube të Premierligës

Ylli anglez është bërë objektiv i klubeve të Premierligës, të cilat e duan në gjirin e tyre gjatë verës që vjen. Njëri prej klubeve që e do përfaqësuesin anglez është edhe Chelsea.

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Star” raporton se “Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro, aq sa i kërkon Borussia Dortmundi për të.

Fituesi i fundit i Europa League është tërhequr nga Sancho pasi arriti t’i sigurojë shërbimet e yllit të Ajaxit, Hakim Ziyech./Gazeta Sinjali/