image UNICEF reagon pas postimit të Dua Lipës: Pikëpamjet që ajo shpreh janë të saj

Bota e Yjeve

UNICEF reagon pas postimit të Dua Lipës: Pikëpamjet që ajo shpreh janë të saj

news image

United Nations International Children’s Fund (UNICEF) në Serbi ka reaguar pas postimit që pati Dua Lipa para disa ditësh.

Kjo e fundit iu drejtua me një kërkesë kompanisë Apple që ta njohë hartën e Kosovës si shtet i pavarur, derisa publikoi më pas edhe një fotografi të flamurit Autkokton, i cili është lëshuar në Beograd në vitin 2014 gjatë një ndeshje futbolli Shqipëri-Serbi.

Menjëherë pas këtij postimi, këngëtarja u komentua nga përdoruesit serbë në Instagram, të cilët ia mbushën positmin me frazën “Kosova është Serbi”.

Në gjithë këtë ngjarje, ka reaguar dega e UNICEF në Serbi, e cila thotë se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF.

“Te dashur miq, faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa. Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa nuk është një Ambasadore e UNICEF dhe nuk flet për UNICEF. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës. Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF”, thuhet në postim.

Theksojmë që Dua Lipa mbrëmë ka sqaruar gjithë këtë ngjarje, duke thënë se nuk ka dashur të nxisë urrejtje. /Gazeta Sinjali/