Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe mësimdhënësit kanë përfituar pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19, që është donacion i UNICEF dhe USAID.
Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, Komuna e Gjilanit njofton se ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, sikurse edhe përfaqësues të UNICEF dhe USAID.
“Kryetari Haziri e ka falënderuar UNICEF-in dhe USAID-in për këtë donacion, duke thënë se gjithmonë janë bërë krah i gjilanasve, sa herë që ka qenë nevoja, duke ndihmuar në disa aspekte”, thuhet në njoftimin e kësaj komune./Gazeta Sinjali/