Fondit i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF), ka theksuar se larja e duarve me sapun është jazhtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por që tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun.
Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart e tyre.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40 përqind e popullsisë së botës, pra tre miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.
Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16 për qind të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanë funksionalë. /Gazeta Sinjali/