Kreyparlamentari në largim, Kadri Veseli, është parë tërë disponim teksa ka dalur në hollin e Kuvendit të Kosovës për t’iu drejtuar mediave.
Me këtë rast ai para gazetarëve e ka prezantuar vetën si kandidat për kryeministër të ardhshëm.
“Unë jam Kadri Veseli, do të jem kandidat për kryeministër të Kosovës. Vetëm një gjë e di në jetë, me e mbajtë fjalën. Kam thënë se do të largohen uzurpatorët nga prona publike, e kam mbajt fjalën, po them se do ta luftoj korrupsionin, do ta mbajë fjalën”, është shprehur Veseli.
Veseli nuk pranoi pyetje nga gazetarët e shumtë që ishin në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Le të gëzohemi se demokracia po funksionon, shkojmë në zgjedhje për me fitu Kosova” ishte deklarata e Veselit teksa po largohej./Sinjali/