image "Unë jam i rrezikuar nga Vjosa Osmani dhe burri i saj”, Dedaj paralajmëron hakmarrje përmes Kanunit

Politikë

“Unë jam i rrezikuar nga Vjosa Osmani dhe burri i saj”, Dedaj paralajmëron hakmarrje përmes Kanunit

news image

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmani” ku ka përmendur presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindonin.

Dedaj tha se është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hjek prej listës së pagave”, tha Dedaj në t7.

Ai ka thënë se nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vret edhe ai.

Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.

Të dielën, Gazeta Sinjali ka raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen pa autorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID-të diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre, të cilët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë pa autorizim, përkundër përfundimit të mandatit.

/GazetaSinjali/