image UNDP dhuron mjete mbrojtëse për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Njoftim/ UNDP dhuron mjete mbrojtëse për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

news image

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i dhuroi artikuj mbrojtës Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) e cila është aktive dhe e integruar nga fillimi në proceset për koordinimin e përpjekjeve institucionale në situatën e krijuar nga pandemia, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale dhe  Njësiteve profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj  më të nevojshëm mbrojtës: 12 mijë palë dorëza gome dhe 500 copë dezinfektues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

“UNDP vlerëson punën vetëmohuese dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të të gjitha institucioneve të linjës së parë  në këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar me shpresë që kontributi ynë do ta lehtësojë sado pak punën e gjithë atyre që janë duke punuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/