Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar ndaj ultimatumit 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka dhënë Albin Kurtit, lidhur me propozimin për kandidatin për kryeministër.
Sipas Ahmetit ky kufizim kohor nuk ka bazë kushtetuese. Këtë çështje, partia e Kurtit do ta diskutojë në mbledhjen e Kryesisë “mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, shkruan Ahmeti, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i tij i plotë:
Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ia ka dhënë 48 orë afat kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për nominimin e kandidatit për kryeministër të qeverisë së ardhshme. /Gazeta Sinjali/