image Ulqini gati për të pritur kosovarët, ofron 20 për qind zbritje

Rajon

Ulqini gati për të pritur kosovarët, ofron 20 për qind zbritje

news image

Ulqini këtë vit do t’u ofrojë çmime 20 për qind më lirë për pushuesit kosovarë që do të zgjedhin Ulqinin si destinacion për pushime.

Zyrtarë të Komunës së Ulqinit sot në Prishtinë kanë prezantuar ofertat turistike për sezonin 2020, ku ndër të tjera, u tha se Ulqini është një vend i sigurt nga virusi COVID-19, pasi që nuk ka raste të reja.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, u shpreh se i kanë marrë të gjitha masat për të mbrojtur pushuesit nga virusi COVID-19, ku tha se distanca sociale do të respektohet në të gjitha plazhet e Ulqinit.

Ai tha se 20 për qind do të ketë lirime për turistët që shkojnë në Ulqin për të kaluar pushimet, derisa tha se nuk kanë pengesa as në kufi.

“Ju kemi rekomanduar të gjithëve atyre që merren me turizëm që t’i zvogëlojnë dhe të japin zbritje të gjithë vizitorëve që vijnë nga Kosova, mirëpo nuk jemi ne me shkop magjik që me i thënë ule çmimin se kemi me të likuidu. Vullneti i gjithë atyre biznesmenëve të cilët merren me turizëm dhe besoj që ata kanë sens dhe do t’i ulin ato çmime më pak se nivelin e vjetshit. Ai ishte rekomandimi i nivelit lokal për të gjithë bizneset. Lehtësim është edhe kufiri, sepse nuk ka as testime, as matje të temperaturës, kurrgjë nuk ka, do të thotë është i liberalizuar kufiri qind për qind. Siguria në Ulqin është shumë më e madhe”, ka thënë Nrekiq.

Ndërsa, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, tha se Ulqini edhe këtë vit do të pres duar hapur kosovarët që do ta vizitojnë këtë vend, ndërsa u shpreh se Mali i Zi do të ndihmojë Kosovën edhe në fushën e integrimeve evropiane.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se pandemia po len efekte të shumta në ekonominë e Kosovës, ku theksoi se ka rënie të të hyrave dhe rënie të aktivitetit ekonomik.

Në këtë takim janë paraqitur edhe ofertat nga hotele të ndryshme, e të cilët kanë deklaruar se i kanë marrë të gjitha masat për t’i mbrojtur turistët nga pandemia COIVD-19./ Gazeta Sinjali/