image Kosovarët ankohen për thirrje të dyshimta nga Sllovenia, thonë se u harxhojnë paratë

Sociale

Kosovarët ankohen për thirrje të dyshimta nga Sllovenia, thonë se u harxhojnë paratë

news image

Qytetarë të shumtë në Kosovë janë ankuar për disa thirrje të dyshimta me prefiksin e Sllovenisë prej disa ditësh në operatorin e “Vala”. 

Në grupin “Network Prishtina” janë paraqitur disa ankesa të këtij lloji.

“Që nga e hëna për çdo ditë kam thirrje nga +386 41….. ose 43…. Mua po më mbesin të regjistruara si thirrje të humbura. Bjen zilja vetëm 1 herë dhe ndalon. Mua më këshilluan që të mos i thërras më pas, sepse mund ta shprazin llogarinë/ paratë e mbetura tek nr me shërbim prepaid!”, thuhet në një nga komentet.

Disa nga komentuesit e tjerë janë shprehur se ky veprim çon në sulm kibernetik, kurse të tjerë thonë se pasi e kanë pranuar thirrjen nuk e kanë kuptuar gjuhën që është folur.

“Kjo quhet “Vangiri Calls” dhe është mashtrim. Ju bjen vetëm një zile dhe ndërpritet lidhja. Deri këtu nuk keni humbur asgjë, mirëpo nëse thirrni prapa, atëherë thirrja do të kushtoj një euro për minut. MOS thirrni prapa”, ka thënë një komentues tjetër.

HHEHEHEEEH

/GazetaSinjali/