image Ulje graduale e të spitalizuarve me COVID-9 në Kosovë

Shëndetësi

Ulje graduale e të spitalizuarve me COVID-9 në Kosovë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pohon se është ulur gradualisht numri i të spitalizuarve nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

SHSKUK përmes një njoftimi në Facebook thotë se ka vazhduar trendi i uljes graduale të numrit të rasteve të spitalizuara në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

“Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportimet zyrtare janë  duke u trajtuar 697 pacientë”, njofton SHSKUK.

Detaje për të infektuarit:

580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë

35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 281 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

220 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

235 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 106 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno)  13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 78 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 416 pacientë

20 prej tyre në gjendje të rënduar

360  të konfirmuar pozitivë

309 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 57 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 87 pacientë

Spitali i Gjilanit, 78 pacientë

Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë.

/GazetaSinjali/