image Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bajrami-Qeverisë: Pse pikërisht tani ky vendim?

Politikë

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bajrami-Qeverisë: Pse pikërisht tani ky vendim?

news image

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ajo e ka pyetur qeverinë se pse pikërisht tani e ka marrë këtë vendim.

“Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një gjë të tillë, pasi që Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qershori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Pyetja është pse pikërisht tani ky vendim?! Edhe me kontradiktore kjo bëhet kur në të njëjtën ditë votohet Ligji i Pagave i hartuar nga vetë Qeveria Kurti II dhe i përcjellët Kuvendit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Qeveria ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Wednesday, November 23, 2022

/GazetaSinjali/