image Ulja e pensioneve, AAK e thërret në interpelancë ministrin Murati

Financa

Ulja e pensioneve, AAK e thërret në interpelancë ministrin Murati

news image

Ulja e pensioneve nga Qeveria ka bërë që Grupi Parlamentar I AAK-së ta thërret në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas shefit të GP të AKK-së, Besnik Tahiri, ky vendim e dëmton tej mase gjendjen e pensionistëve, që njihet si kategoria me gjendjen më të rëndë sociale.

“Javën e kaluar ishim dëshmitarë të një padrejtësie që iu bë pensionistëve nga Qeveria e Kosovës. Nuk mjaftoi paaftësia për t’i siguruar vaksinat për ta, ku kjo kategori shoqërore janë kategoria më e rrezikuar nga Covid-19. Për ta rënduar edhe më tej gjendjen e tyre, tani edhe në aspektin financiar përveç atij shëndetësor, kjo qeveri paturpësisht vendosi që t’i ulë shtesat e pensioneve për ta për 1/3 nga shtesa e merituar nga qeveria e kaluar”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/