image Ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 137 raste të reja me koronavirus, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë.

Viktima është 63-vjeçar nga Dibra, i cili vdiq në gjendje spitalore.

Sot Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 58 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 13 mijë e 595, prej tyre 10 mijë e 110 janë shëruar, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2 mijë e 921. /Gazeta Sinjali/