Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 33 mijë e 899, që do të thotë janë 53 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet të reja janë 197 duke e çuar në 234 mijë e 998 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 165 mijë 837, ndërsa 287 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 35 mijë e 262 ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 403 mijë e 192./ Gazeta Sinjali/